Aktivistja më e re që ngre zërin ndaj ndryshimeve klimatike, në një fjalim të përcjellë me lot në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u është drejtuar liderëve botërorë, duke u thënë se sot do të duhej të ishte në shkollë në anën tjetër të oqeanit dhe jo duke adresuar krizën nëpër të cilën po kalon bota.
Në këtë fjalim ajo ka vazhduar me kritika ndaj liderëve të botës, duke u thënë se me fjalë boshe ia kanë vjedhur të ardhmen, pasi ata shqetësohen vetëm për rritje ekonomike dhe për para.
“Ju më keni vjedhur ëndrrat e mia dhe fëmijërinë time me fjalët tuaja boshe. Njerëzit po vuajnë, njerëzit po vdesin. I gjithë ekosistemi po shkatërrohet në mënyrë masive”, ka vazhduar fjalimin e emocionuar Thunberg, shkruan BBC.
Në këtë Samit të Ndryshimeve Klimatike që po mbahet në Kombet e Bashkuara është duke marrë pjesë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.