image 16 të vdekur nga rrjedhja e gazit në Afrikë, mes tyre dhe fëmijë

Botë

16 të vdekur nga rrjedhja e gazit në Afrikë, mes tyre dhe fëmijë

news image

Një rrjedhje e dyshuar e gazit të oksidit të nitratit në Afrikën e Jugut ka shkaktuar vdekjen e 16 personave, thonë zyrtarët lokalë.Viktimat, duke përfshirë gra dhe fëmijë vdiqën nga thithja e gazitnë Boksburg, në lindje të Johanesburgut.

Gazi i oksidit të nitratit përdoret shpesh nga minatorët e paligjshëm të arit, për të nxjerrë arin nga boshtet e braktisura të minierave.Viktimat u gjetën në një rreze prej 100 m nga vendi i ngjarjes.

Askush nuk u dërgua në spital, kanë thënë zyrtarët e shërbimit të urgjencës për BBC. Por ata kanë frikë se më shumë trupa mund të gjenden brenda natës, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre.

Kjo tragjedi vjen vetëm gjashtë muaj pas shpërthimit të një cisterne gazi në prag të Krishtlindjes, i cili shkaktoi 41 viktima.

/GazetaSinjali/