Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 90 pacientë të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të fundit të këtij spitali, 16 prej këtyre pacientëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Katër pacientë janë në respiratorë (CPAP), ndërsa 64 të tjerë në oksigjeno-terapi.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tetë pacientë të cilët ishin të hospitalizuar në këtë spital./Gazeta Sinjali/