image 16 komuna të Kosovës shënuan raste të reja me koronavirus sot

Shëndetësi

16 komuna të Kosovës shënuan raste të reja me koronavirus sot

news image

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 63 raste të reja me koronavirus, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të këtij instituti, rastet e reja janë nga 16 komuna të Kosovës.

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 24 raste, komuna Lipjan 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./Gazeta Sinjali/