image 15 vjeçarja përdhunohet në det në sy të mijëra pushuesve, askush nuk reagon

Evropë

15 vjeçarja përdhunohet në det në sy të mijëra pushuesve, askush nuk reagon

news image

Një ngjarje e rëndë ajo që ka ndodhur në Bournemouth të Anglisë pasi një vajzë 15-vjeçare është përdhunuar në det para mijëra pushuesve.

Në dëshminë e dhënë në polici, ajo tregon se ishte duke luajtur në ujë me miqtë e saj kur një i ri e mori në thellësi të ujit dhe e përdhunoi. Ajo tha se pavarësisht se kishte turma njerëzish në det në atë kohë, ajo ishte e pafuqishme për të vepruar ndërsa i riu e përdhunoi nën ujë.

Viktima e traumatizuar tha se ajo i shpëtoi sulmuesit të saj, një burrë aziatik, kur një nga miqtë e tij iu afrua atyre. Policia është ende në kërkim të këtij autori dhe kërkon ndihmë nga dëshmitarët që ishin në Bournemouth, Angli ditën kur ndodhi ngjarja.

Në një deklaratë viktima tha se ajo kishte vizituar plazhin me miqtë në atë që ishte dita më e nxehtë e vitit.

/GazetaSinjali/