image 15-vjeçarja në Mitrovicë që u raportua e zhdukur thotë se kreu marrëdhënie seksuale me një të rritur, arrestohet një i dyshuar

Siguri

15-vjeçarja në Mitrovicë që u raportua e zhdukur thotë se kreu marrëdhënie seksuale me një të rritur, arrestohet një i dyshuar

news image

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë. Në shumë raste viktimat janë vajzat e mitura, të cilat bien pre e keqpërdorimeve nga të rriturit. Këta të fundit rastisin të jenë edhe persona të njohur për to, e që nuk hezitojnë të krijojnë raporte intime me minorene ani pse janë nën moshën 18-vjeçare, raporton Gazeta Sinjali.

Pre e sulmit seksual dyshohet se ka rënë edhe një vajzë e mitur në qytetin e Mitrovicës, e cila një ditë prej ditësh nuk u kthye nga shkolla në shtëpi siç bën zakonisht. Kjo ka alarmuar familjen, të cilët menjëherë kanë lajmëruar Policinë dhe kanë filluar kërkimet për vajzën, e cila dyshohej se ishte bashkë me një person të rritur.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se të miturën e kanë kërkuar në shtëpinë  e të dyshuarit, mirëpo e njëjta nuk ndodhej aty, teksa i dyshuari u ftua të paraqitej në stacion policor për intervistim.

22-vjeçari para hetuesve policorë ka mohuar të ketë qenë bashkë me vajzën e mitur, për të cilën nuk dihej vendndodhja e saj.

Sinjali mëson se vajza ishte kthyer në shtëpi më pas dhe bashkë me babain e saj ishin paraqitur në stacion të Policisë, ku ajo kishte dhënë deklaratën e saj lidhur me atë që ka ndodhur. 15-vjeçarja ka deklaruar se nuk ka qenë bashkë me të dyshuarin, mirëpo me të muaj më parë kishte kryer marrëdhënie seksuale në një motel në Mitrovicë.

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve, e mitura është intervistuar sërish lidhur me rastin dhe ajo më pas ka deklaruar se me 22-vjeçarin ka pasur vetëm puthje dhe ledhatime.

Pas përfundimit të procedurave policore, gjatë ditës së djeshme Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh. I njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

/GazetaSinjali/