image 15 vdekje të tjera, shkon në 41 numri i viktimave nga koronavirusi

Botë

Botë/ 15 vdekje të tjera, shkon në 41 numri i viktimave nga koronavirusi

news image

15 persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi në provincën Hubei, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit, thanë autotitetet në një deklaratë.

Tashmë numri i viktimave ka shkuar në 41 ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës janë 1287 persona në Kinë. Kjo vjen në momentin kur Kina bëhet gati për të festuar Vitin e Ri Hënor, e cila është një ndër festat më të rëndësishme.

Shumë aktivitete janë anuluar, ndërsa në Wuhan ka filluar puna për ndërtimin e një spitali të ri.

Kujtojmë që virusi është përhapur edhe në Evropë tashmë, ku në Francë janë shënuar 3 persona të infektuar me virusin kinez. Një rast ishte në Bordo ndërsa dy të tjerët në Paris. Një i prekur nga koronavirus është konfirmuar edhe në Australi.