image 15 të lënduar nga aksidenti tragjik vazhdojnë trajtimin, një në gjendje të rëndë

Rajon

15 të lënduar nga aksidenti tragjik vazhdojnë trajtimin, një në gjendje të rëndë

news image

26 nga të lënduarit në aksidentin tragjik që ndodhi të dielën në Slavonski Brod, janë liruar nga spitalet ku po trajtoheshin në Kroaci.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se një prej 15 të lënduarve që po vazhdojnë trajtimin edhe për pak kohë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Edhe dje si dhe gjatë orëve të mbrëmjes, kam qenë në kontakt të përhershëm me autoritetet kroate të mbrojtjes, si dhe në koordinim të plotë me ministrin Xhelal Sveçla dhe ministrin Arben Vitia. Atasheu ynë, kolonel Hoxha gjatë tërë kohës ka qenë në angazhim të plotë dhe vazhdimisht më ka njoftuar mbi procesin e menaxhimit të rrethanave të krijuara pas tragjedisë. Deri tash 26 nga të lënduarit janë liruar, kurse 15 janë ende në trajtim në spital nga të cilët vetëm një është në gjendje të rëndë”, ka shkruar Mehaj.

/GazetaSinjali/