Për të vizituar një muze apo galeri, shpesh herë konsiderohet si “kosto e lartë” për shumë turistë që i planifikojnë pushimet e tyre.
Ka shumë vende në botë që tërheqin syrin e njeriut për t’i vizituar ato, mirëpo janë disa vende më të popullarizuara në botë që kanë çdo ditë numër të madh të turistëve, transmeton Sinjali.
Në raportin e fundit të “Global Attractions Attendance”, asociacioni Themed Entertainment (TEA) ka renditur muzetë më të vizituar përgjatë vitit 2018.
Numri i përgjithshëm i vizitorëve të rreth 20 muzeve më të vizituar në botë arrin shifrën prej 108.1 milionë njerëzve.
Ani pse muzetë në Kinë kanë shënuar një zhvillim të jashtëzakonshëm, qendrat e trashëgimisë në Evropë ende dominojnë për numrin e vizitorëve.
Këto ishin 15 muzetë dhe galeritë më të vizituara rreth botës përgjatë vitit 2018:
Muzeu i Luvrit – Paris, Francë
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 10.2 milionë.
Muzeu Kombëtar i Kinës – Pekin, Kinë
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 8.6 milionë.
Muzeu metropolitan i Artit – Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 7.36 milionë.
Muzeu i Vatikanit – Qyteti i Vatikanit
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 6.7 milionë.
Tate Modern – Londër, Mbretëria e Bashkuar
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5.8 milionë.
Muzeu britanik – Londër, Mbretëria e Bashkuar
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5.8 milionë.
Galeria Kombëtare – Londër, Mbretëria e Bashkuar
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5.736 milionë.
Muzeu i Historisë – Londër, Mbretëria e Bashkuar
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5.2 milionë
Muzeu amerikan i Historisë – Nju Jork, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 5 milionë.
Muzeu Kombëtar i Historisë – Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.8 milionë.
Muzeu Kombëtar i Ajrit dhe Hapësirës – Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.8 milionë.
Muzeu i Kinës për Shkencë dhe Tekonologji – Pekin, Kinë
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.4 milionë.
Galeria Nacionale e Artit – Uashington, Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.4 milionë.
“Zhejiang Museum”– Hangzhou, Kinë
Numri i vizitorëve në 2018: 4.2 milionë.
“Hermitage Museum” – Shën Petersburg, Rusi
Numri i vizitorëve në vitin 2018: 4.2 milionë./Sinjali/