image 15 gjoba nga 200 euro për kompanitë e radio-taksive që operonin në Prishtinë me leje nga komunat tjera

Siguri

15 gjoba nga 200 euro për kompanitë e radio-taksive që operonin në Prishtinë me leje nga komunat tjera

news image

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se sot ka inspektuar kompanitë e radio-taksive, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai ka njoftuar se operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje.

Me këtë rast janë shqiptuar 15 gjoba nga 200 euro dhe përjashtim nga komunikacioni si konfiskim i targave.

Njoftimi i plotë

Drejtoria e Inspekcionit, Sektori i Rendit Komunal, ka inspektuar sot në terren kompanitë e radio-taksive.

Operimi në Prishtinë me leje nga komunat e tjera, është shkelje, dhe ndërmerren masat si për çdo taksi pa leje.

15 gjoba nga 200 euro dhe përjashtim nga komunikacioni (konfiskim i targave)! /Gazeta Sinjali/