Pesëmbëdhjet ditë paraburgim për A.D. dhe H.C., pasi kanë kryer dhunë në familje, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjykata Themelore e Prishtinës ka aprovuar caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.D. dhe H.C. për veprën penale dhunë në familje.
”Të pandehurve A.D. dhe H.C. iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh për secilin veç e veç, pasi që Gjykata ka konstatuar se janë përmbushur kriteret në bazë të nenit 187 par.1 nën par. 1.1, e 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Po ashtu thuhet se ‘Gjykata ka konstatuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, pasi që po të gjenden në liri të pandehurit A.D. dhe H.C. do të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit mund të përsërisin ose të kryejnë vepra tjera penale, pasi që të njëjtit në mënyrë të vazhdueshme kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj njëri tjetrit duke e sulmuar fizikisht njëri tjetrin dhe atë në prani të fëmijëve të tyre. ’./Gazeta Sinjali/