Numri total i të prekurve në Kosovë ka shkuar në 145. 44 prej tyre janë nga komuna e Malishevës. Në kryeqytet janë 19 raste të konfirmuara, ndërsa 2 të tjerë janë prej të karantinuarve në Qendrën e Studentëve.
Komuna e Gjilanit ka 15 raste të konfirmuara me virus Covid-19 dhe Kamenica ka 12 raste pozitive. Pas rastit të konfirmuar të dielën, Gjakova ka 9 raste me Covid-19, aq sa ka edhe komuna e Vushtrrisë.
Në Viti, në një fshat të së cilës komunë ishte një ndër rastet e para të konfirmuara në Kosovë, janë 7 raste, në Pejë 6.
Komuna e Mitrovicës ka 6 raste të konfirmuara, në pjesën veriore të qytetit.
Ndërkohë Podujeva ka 4, Fushë Kosova dhe Prizreni nga 3 raste respektivisht.
Komuna e Therandës, Ferizajt, Obiliqit, Lipjanit, Shtimes kanë nga një rast secila.
Komuna e Klinës, e cila ishte komuna e parë e karantinuar për shkak të zbulimit të një rasti tek një shtetase 23 vjeçare italiane, ka ende vetëm një rast të konfirmuar. Është pikërisht shtetasja italiane, e cila para disa ditëve është shëruar, rasti i vetëm në këtë komunë. Shpejt pritet që të merret vendim për largimin nga karantina të komunës së Klinës.