image 145 rastet e reja vijnë nga këto 19 komuna të Kosovës

Shëndetësi

145 rastet e reja vijnë nga këto 19 komuna të Kosovës

news image

Sot në Kosovë janë konfirmuar edhe 145 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, njoftoi se 145 rastet e reja vijnë nga komunat: Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Fushë Kosovë, Vushtrri, Pejë, Mitrovicë, Skenderaj, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, Lipjan, Kamenicë, Podujevë, Istog, Obiliq dhe Partesh,

“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 58 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Pejë 6 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Prizren 4 raste, me nga 3 raste komunat: Suharekë, Kaçanik, Drenas, Viti, me nga 2 raste komunat: Lipjan, Kamenicë dhe Podujevë dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Obiliq dhe Partesh”, tha Ramadani para gazetarëve./Gazeta Sinjali/