Në Klinikën e toksikologjisë në Shkup gjatë natës së Vitit të Ri janë kontrolluar 29 qytetarë në gjendje të dehur. Më i riu ka qenë vetëm 14 vjeç ndërsa personi më i moshuar 63 vjeç. Në natën e vitit 2020 nuk ka pasur persona me dozë të tepërt të drogës.
“Duke marrë parasysh që bëhet fjalë për person të mitur, kështu që është e pritur të ketë ndikim, te kjo moshë edhe një gotë mund të ndikojë në gjendjen e tyre. Megjithatë, ka pasur implikim të vogël alkoolik, por për shkak se bëhet fjalë për person të ri në moshë, është e pritur”, deklaroi Irena Juurkov- mjeke në toksikologji.
Në Qendrën e Urgjencës janë pranuar 105 pacientë, 13 prej tyre përfunduan në klinikat kirurgjikale.
“Gjashtë janë lënduar në aksidente trafiku, tre janë lënduar nga pajisjet piroteknike dhe një pacient është transferuar nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit 8 shtatori me lëndime nga mjet i fortë- tha Albert Lleshi, mjek i qendrës urgjente.
Punë kishin edhe zjarrfikësit. Në Shkup ka pasur tetë intervenime. Ka dëme materiale ndërsa në një rast ka vetëm një të lënduar. Një orë para mesnatës, raketa piroteknike shkaktuan zjarr në një tarracë në rrugën “Krste Misirkov” të Bit Pazarit, pronari i banesës është shpëtuar pasi u gjet pa ndjenja dhe u dërgua në spital./Gazeta Sinjali/