image 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë, vijnë nga Prizreni

Kosovë

Pandemia/ 14 raste të reja me koronavirus në Kosovë, vijnë nga Prizreni

news image

Edhe 14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar nga Komunën e Prizrenit.

Kështu ka njoftuar kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, i cili tha se IKSHPK i ka konfirmuar këto raste, duke e çuar në 297 numrin total të rasteve me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Sipas raportit të sotëm të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në komunën e Prizrenit sot për fat të keq kanë rezultuar pozitive edhe 14 raste të reja me COVID-19”, ka shkruar Haskuka.

Ai tha se të gjitha këto raste janë kontakte të rasteve të mëparshme.

“Të gjitha këto raste kanë rrjedhur nga kontaktet e rasteve të mëparshme në komunën tonë”.

“Tani numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Prizren është 19”, ka shkruar Haskuka. /Gazeta Sinjali/