image 14 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

14 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19 në Kosovë

news image

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 174 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në klinikat COVID dhe spitalet rajonale.

Nga pacientët e prekur me koronavirus 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, të cilët po trajtohen në kujdesin intensiv shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të datës 3 tetor, në trajtim janë 128 pacientë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive është 40, në Klinikën Infektive II (Mjekësi Sportive) 14, ndërkaq në Klinikën e Pulmologjisë 27 pacientë post-COVID dhe në mjekim intensiv në Klinikën Infektive 11 pacientë.

Në Spitalin e Pejës dhe të Ferizajt janë të shtrirë nga 17 pacientë, në Spitalin e Gjakovës 15, të Gjilanit dhe të Mitrovicës nga 12 pacientë, ndërkaq në Spitalin e Prizrenit 7 pacientë dhe në atë të Vushtrrisë vetëm 2 pacientë. /GazetaSinjali/