image 14 nxënës shqiptarë helmohen, nisen me helikopter në spital

Rajon

Siguri/ 14 nxënës shqiptarë helmohen, nisen me helikopter në spital

news image

Paraditen e sotme 14 nxënës në Bulqizë përfunduan të helmuar, ndërsa raportohet se shkak është bërë përdorimi i një sprai.

Pas ngjarjes një helikopter u nis nga Tirana për të marrë dy prej nxënësve të gjimnazit në Shupenzë të Dibrës, të cilët u helmuan mesditën e sotme.

Dy të rinjtë do të marrin mjekim më të specializuar në spitalin e traumës në kryeqytet.

Raportohet se është stabilizuar gjendja e nxënësve të tjerë që janë të shtruar në spitalet e Peshkopisë dhe të Bulqizës.

Policia e Dibrës thotë se sprai me aromë, të cilin nuk e specifikon, është  hedhur në klasë nga një prej nxënësve.

Nxënësve mësohet se u janë marrë kampione për të zbuluar shkaqet e vërteta të helmimit, për të cilat ka nisur një hetim edhe nga Policia e Dibrës./Gazeta Sinjali/