13.874 është numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 91.405 raste nga 430.860 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.884 raste të vdekjes.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 75.647 raste. /GazetaSinjali/