image 138 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

138 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

news image

Spitali i Përgjithshëm i Pejës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 138 pacientë, të cilët janë pozitivë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Prej tyre, gjithsej 110 janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Ndërsa, katër pacientë po trajtohen në CPAP.

Ndërsa asnjë pacientë nuk është shëruar gjatë kësaj periudhe.

Postimi i plotë:

Raporti 24 orësh për trajtimin e pacientëve me COVID-19:

✓138 pacientë janë të shtrirë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID 19;

✓110 pacientë janë në Oksigjenoterapi;

✓ 4 pacientë janë në CPAP;

✓ 0 pacientë të shëruar;

✓20 pacientë të pranuar;

Mbroje vetën vaksinohu!

/GazetaSinjali/