image 131 persona e hoqën 'qafe' virusin gjatë 24 orëve të fundit

Shëndetësi

131 persona e hoqën ‘qafe’ virusin gjatë 24 orëve të fundit

news image

Numër përafërsisht i njëjtë i të shëruarve dhe i atyre që janë infektuar me COVID-19 janë raportuar në bilancin e 24 orëve të fundit.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 131 persona janë shëruar nga koronavirusi, shkruan Gazeta Sinjali.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8,788.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur 8 persona, ndërsa janë regjistruar 136 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 12,683 nga 48.232 persona të testuar dhe 488 raste të vdekjes.

Në Kosovë aktualisht janë 3,407 raste aktive me COVID-19. /Gazeta Sinjali