image 13-vjeçarja përdhunohet dhe vritet pasi nëna doli për pazar gjatë pandemisë

Botë

13-vjeçarja përdhunohet dhe vritet pasi nëna doli për pazar gjatë pandemisë

news image

Një vajzë 13-vjeçare nga Meksika u përdhunua dhe u vra gjatë periudhës së izolimit nga koronavirusi, pasi nëna e saj doli për të blerë ushqime.

Trupi i pajetë i Ana Paola u gjet në dhomën e gjumit në shtëpinë e saj me shenja dhune.

Nëna e viktimës ishte larguar nga shtëpia për të bërë pazarë. Gjatë asaj kohe, dikush hyri në shtëpi dhe raportohet se e përdhunoi dhe vrau 13-vjeçaren.

Sipas mediave lokale, asgjë nuk ishte vjedhur.

Një deklaratë e policisë thoshte: Viktima u gjet në njërën nga dhomat e gjumit dhe me shenja dhune në fytyrën e saj.

Nëna e viktimës shprehet: Nuk ka fjalë për të shpjeguar ndjenjat e mia. Unë thjesht dua të jem mirënjohës që vajza ime jetoi dhe shkëlqeu në Tokë për 13 vjet dhe që nga sot, do të shkëlqejë në qiell duke vallëzuar për përjetësinë. 

Nuk ka raporte për arrestime dhe hetimi po vazhdon