image 13-vjeçarja e helmuar nga Deçani niset me urgjencë në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

13-vjeçarja e helmuar nga Deçani niset me urgjencë në Spitalin e Pejës

news image

Një 13-vjeçare, e cila po trajtohej në QKMF-në e qytetit të Deçanit, për shkak të helmimit, është nisur me urgjencë në Spitalin e Pejës, raporton Gazeta Sinjali.

Ajo u transferua në këtë spital, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar kryeinfermierja e Pediatrisë në Pejë, Kumrije Gashi, e cila tha se gjendja e 13-vjeçares tani është përmirësuar.

Po, është sjellë para tri orëve. Ka qenë e lodhur shumë, por tani është në gjendje stabile, është duke e marrë një infuzion dhe gjendja po i përmirësohet”, tha Gashi.

Që nga e shtuna mbi 1 mijë banorë të komunës së Deçanit janë helmuar dhe dyshimet e para janë se burim i helmimit është uji i pijes.

Sot, Qeveria e Kosovës në mbledhje e saj ka trajtuar gjendjen emergjente në këtë komunë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se kjo ministri do t’i dërgojë mostrat e ujit për analizë jashtë vendit.

Ndërkaq, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, premtoi ndarjen 150 mijë eurove për Komunën e Deçanit, për financimin e projekteve për trajtimin dhe rregullimin e sistemit të ujësjellësit./Gazeta Sinjali/