Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot Kurbinin, ku një 13-vjeçar është gjetur i vdekur, transmeton Gazeta Sinjali.
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar mbi ngjarjen, duke bërë me dije se dyshohet që i mituri të jetë vetëvrarë.
Dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në rrethana aksidentale.
Njoftimi i plotë
Më datë 30.07.2021, në orët e para të mëngjesit, kemi marrë njoftim së në një stan në malin Skënderbeg” , territor i Bashkisë Burrel, dyshohet të jetë vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri një i mitur 13- vjeçar.
Mënjëherë shërbimet e Policisë Kurbin dhe grupi hetimor janë nisur në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore.
Është njoftuar Komisariati i Policisë Mat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes