image 13 të vdekur dhe 444 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi

13 të vdekur dhe 444 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 13 pacientë të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, numri i të vdekurve ka shkuar në 1 mijë e 668.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç)”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Gjatë këtij harku kohor janë shënuar 444 raste të reja me koronavirus, derisa janë shëruar 452 pacientë të cilët ishin të prekur me këtë virus.

Momentalisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 9 mijë e 761./Gazeta Sinjali/

452 TË SHËRUAR DHE 444 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Tuesday, March 9, 2021