Saheed thotë se ka ecur për tre vjet nga qyteza e tij e lindjes në Afrikën e Jugut për të vizituar Mekën, dhe pengesat e udhëtimit gjatë izolimit të virusit nuk e dekurajuan të arrinte objektivin e tij.
Besimtari ka mbërritur së fundmi në destinacionin e tij dhe ka treguar lumturinë për mediat.
Saheed nga Cape Town në Afrikën e Jugut, mbërriti kësaj jave në qytetin e shenjtë në Arabinë Saudite pas një udhëtimi që sipas tij kishte nisur në gusht 2018.
Ai ka përshkuar në këmbë ose me mjete të rastit vende si Zimbabve, Tanzania e Kenia para se të arrinte në Palestinë, ku ishte detyruar të frenonte udhëtimin prej izolimit e kufizimeve të COVID-19.
Saheed u bashkua me qindra pelegrinë të tjerë që udhëtonin drejt Mekës, pas hapjes së qytetit ndaj fluksit të vizitorëve.
Në hapjen e pelegrinazheve këtë vit, 1 milionë njerëz do të lejohen të vizitojnë Mekën për të ecur rreth Qabes së shenjtë, 850,000 prej të cilëve do të jenë të huaj.