Në sallën “1 Tetori”, po vazhdon edhe sot vaksinimi masiv i popullatës. Sipas koordinatorit të Qendrës së Vaksinimit, Niman Bardhi janë vaksinuar mbi 360 persona.
Bardhi, në një konferencë për media ka njoftuar se procesi i vaksinimit është duke shkuar mirë, duke sqaruar se në nivel vendi janë vaksinuar mbi 122 mijë persona.
“Procesi i vaksinimit këtu por edhe në nivel vendi është duke shkuar në rregull. Deri në këto momente kemi mbi 350 të vaksinuar”, ka thënë Bardhi.
“…nëse flasim në nivel vendi për ditën e sotme e kemi mbi 3 mijë e 650 vaksina të cilat janë dhënë për qytetarët, ndërsa në total kemi mbi 122 mijë vaksina”, tha Bardhi.