image 12 vjet pas miratimit, Himni i Kosovës ende nuk ka tekst

Kosovë

12 vjet pas miratimit, Himni i Kosovës ende nuk ka tekst

news image

Sot shënohet 12 vjetori i miratimit të Himnit të Kosovës në Kuvend, por melodisë së Himnit nuk i është zgjedhur ende teksti përcjellës, shkruan Gazeta Sinjali.

Himni i Kosovës i cili quhet “Evropa” u miratua në një seancë të veçantë të Kuvendit me 72 vota për, 15 kundër dhe 5 abstenime, është kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi më 11 qershor të vitit 2008.

Përveç melodisë, Himni i Kosovës kishte edhe tekst i cili për shkak të restrikcioneve nga pakoja e Ahtisaarit, u largua nga komisioni përzgjedhës.

Teksti flet për atdhe-dashurinë si vend i trimërisë e çerdhe e dashurisë./Gazeta Sinjali/

Teksti i Himnit:

O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë
N’ty shqipet fluturojnë
Dhe yjet ndriçojnë

Vendi i të parëve tonë
Ti qofsh bekue për jetë e mot
O nënë e jonë Ne të dalim zot
O mëmëdhe i dashur, vend i trimërisë
Çerdhe e dashurisë.