image 12 viktima nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit

Botë

12 viktima nga koronavirusi në Gjermani gjatë 24 orëve të fundit

news image

Instituti gjerman ka njoftuar se në Gjermani janë shënuar 12 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9,036.

Gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 397 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 197 mijë e 341 persona.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja. /Gazeta Sinjali/