12 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, raporton Gazeta Sinjali.
Ndërsa me këtë virus në 24 orët e fundit janë infektuar 46 persona.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë shtet thuhet se këtë virus kanë arritur ta mposhtin 526 persona duke e çuar kështu numrin e shëruarve në 60 mijë e 469 persona.
Numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Maqedoninë Veriore ka arritur në 83,789, ndërsa i të vdekurve në 2,522.