image 12 shtetas nga Shqipëria mbesin rrugëve në Kosovë- Ambasada e Shqipërisë ka njoftim për ta

Kosovë

Prononcim/ 12 shtetas nga Shqipëria mbesin rrugëve në Kosovë- Ambasada e Shqipërisë ka njoftim për ta

news image

Urim Ramazani, shtetas i Shqipërisë, bashkë me 11 persona të tjerë kanë mbetur rrugëve në Ferizaj dhe Pejë, pasi që tashmë qeveria e Kosovës ka marr vendim që kufiri Kosovë-Shqipëri të mbyllet për shkak të parandalimit të virusit Covid-19.

Për Gazetën Sinjali, kryefamiljari Urim Ramazani, ka rrëfyer se me datë 20 shkurt kanë hyrë në Kosovë bashkë me familjen dhe se ai bashkë me familjen e ngushtë 3 anëtarëshe banojnë me qera në Ferizaj, ndërsa pjesa tjetër në Pejë.

Ramazani thotë se pronari i banesës ku ka banuar e do qeranë që t’i paguaj ndërsa ai ka mbetur pa para dhe qëllimi i tij është të kthehet në shtëpi në Shqipëri.

“Dogana ishte mbyllur, thanë ku po shkoni, u mbyll kufiri e nuk mund të kaloni. Unë kam familje e kam shtëpi, nuk mund të rri rrugëve, pronari do qeranë”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu tha se ka shkuar edhe në polici kufitare, por aty ka marrur vetëm vetëm informacionin se nuk mund të kalojnë në Shqipëri në këtë situatë pandemike.

Ndërkaq, drejtori i policisë kufitare, Nexhmi Krasniqi për Gazetën Sinjali tha se nuk ka një informacion që 12 shtetas të Shqipërisë janë kthyer mbrapsht dhe se ambasada e Shqipërisë organizon transportin e qytetarëve dëshirojnë të kthehen në vendlindje.

“Ambasada e Shqipërisë është organizuar dhe 13 ose 14 shtetas të Shqipërisë me përcjellje të policisë ata kanë dalur në vendin e vet, në këso raste nuk mund të dalin secili vet. Ambasadori Minxhozi ka organizuar që nga ambasada e Shqipërisë të vijë e t’i marr, kështu ata kanë kalu e kanë shku në Shqipëri”, u shpreh Krasniqi.

Gjithashtu, sot gjatë ditës ambasada e Shqipërisë në Kosovë, përmes një njfotimi në Facebook, ka bërë të ditur që të gjithë ata që kanë nevojë të kalojnë kufirin të telefonojnë në ambasadë./ Gazeta Sinjali/