image 12 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë i vdekur brenda 1 dite në Kosovë

Shëndetësi

12 raste pozitive me COVID-19 dhe asnjë i vdekur brenda 1 dite në Kosovë

news image

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk ka vdekur asnjë i infektuar me COVID-19, ndërsa janë regjistruar 12 raste të reja të infektimit, shkruan Gazeta Sinjali.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë këtij intervali kohor janë kryer 2 mijë e 668 testime.

Gjatë 24 orëve 119 persona janë shëruar, ndërsa janë vaksinuar 3 mijë e 205 qytetarë.

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 238./Gazeta Sinjali/