image 12 mijë e 528 vota të numëruara në Podujevë/ "Demokracia fillon këtu": Vetëvendosje po prin me 51.1%

Politikë

12 mijë e 528 vota të numëruara në Podujevë/ “Demokracia fillon këtu”: Vetëvendosje po prin me 51.1%

news image

Drejtori Ekzekutiv i rrjetit të organizatave joqeveritare “Demokracia fillon Këtu”, Shemsi Jashari, ka thënë se deri në këto momente janë numëruar 12 mijë e 258 vota, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas tij, në bazë të rezultateve të votave të numëruar deri më tani, është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me kandidatin, Shpejtim Bulliqi, me 51.1 për qind të votave.

“Tani më erdhi informacioni. Janë numëruar 12 mijë e 258 vota: VV po prin me 51.1 %, LDK 37.67 % dhe PDK 11.32”, tha ai në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet e sotme për kryetar të Komunës së Podujevës kanë votuar 35 mijë e 400 qytetarë./Gazeta Sinjali/