Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që të fitojë në asnjërën komunë, mirëpo ka shkuar në balotazh me 12 komuna, shkruan Gazeta Sinjali.
Katër nga 12 komunat ku prinë Lëvizja Vetëvendosje dhe në të cilat do të garoj prapë më 17 nëntor janë Prishtina, Prizreni, Gjilani dhe Shtimja.
Ndërsa, në tetë komunat e tjera shkon në balotazh si e dyta. Këto komuna janë Gjakovë, Rahovec, Fushë Kosovë, Podujevë, Kaçanik, Obiliq, Viti dhe Kamenicë.