image 12 dëshmitarë kundër komandant “Ujkut” në Gjykatën Speciale

Drejtësi

12 dëshmitarë kundër komandant “Ujkut” në Gjykatën Speciale

news image

Sot në Gjykatën Speciale do të mbahet seanca kundër Pjetër Shalës, i njohur me nofkën “Komandant Ujku”, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo seancë do të jetë konferenca e parë mbi ecurinë e çështjes, pas asaj fillestare ku Shala u deklarua i pafajshëm për katër akuzat që rëndojnë mbi të.

Para seancës së sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dërguar parashtresat e saja mbi çështjet që pritet të diskutohen sot.

ZPS në parashtresat e saja ka thënë se aktakuza kundër Shalës është mbështetur në dëshmitë e katër personave. Përveç tyre, Prokurori i Specializuar ka thënë se parashikon edhe shtimin e tetë dëshmitarëve të tjerë, që gjithsej numri shkon në 12.

“Për më tepër,  ZPS u mbështet te katër (4) dëshmitarë për qëllime të Aktakuzës së Konfirmuar dhe synon të mbështetet përsëri tek ata për gjykim. SPO aktualisht parashikon shtimin e përafërsisht tetë (8) dëshmitarëve të tjerë te lista për gjykim, megjithëse numri përfundimtar i dëshmitarëve mund të ndryshojë, varësisht nga rezultati i hapave të mbetur hetues”,  thuhet në parashtresën e Prokurorisë.

 /Gazeta Sinjali/