12 shtetas të huaj janë gjetur të fshehur sot rreth orës 04:00 në një kamion në linjën hyrëse të Terminalit Doganor në Han të Elezit, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se këta persona dyshohet se janë të kontrabanduar nga Afganistani.
Të gjithë ata janë kontrolluar nga ekipi mjekësor, derisa janë duke u zhvilluar hetime për veprën “kontrabandim me migrantë”.
“Gjatë kontrollimit kamera ka dhënë sinjale se në rimorkio mund të ketë të fshehur gjallesa. Pas sinjalizimit nga pajisja, Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës ka këputur bllombën, është hapur rimorkio ku edhe janë gjetur dymbëdhjetë (12) persona shtetas nga Afganistani.”
“Të gjithë personat janë kontrolluar nga ekipi mjekësor. Në bashkëpunim me prokurorin kompetent janë duke u kryer hetime lidhur me dyshimet për kontrabandim me migrantë, përderisa personat e identifikuar janë duke u trajtuar konform ligjit për të huaj, për procedura të mëtejme“, thuhet ndër të tjera në njoftim./Gazeta Sinjali/