image 114 migrantë shpëtohen në Mesdhe

Botë

114 migrantë shpëtohen në Mesdhe

news image

Rreth 114 migrantë në dy anije në brigjet e Libisë u shpëtuan sot nga një anije e OJQ-së “Sea-Eye”, njoftoi organizata gjermane.

“Anija Alan-Kurdi, e regjistruar nga organizata gjermane, ka shpëtuar tashmë 90 migrantë në një anije të mbingarkuar në brigjet e Libisë, përpara se të merrte në bord 24 refugjatë të tjerë nga një anije të vogël peshkimi”, theksoi “Sea-Eye” në një deklaratë.

“Mes 114 personave të marrë në ngarkim bëjnë pjesë tetë gra, mes të cilave një grua shtatzënë dhe tetë fëmijë”, thuhet tutje në deklaratë, transmeton Gazeta Sinjali.

“Këta refugjatë, kur janë në vështirësi në një anije u dorëzohen libianëve ose detit. Por ata tani janë në një anije gjermane dhe më në fund po trajtohen si qenie njerëzore”, theksoi Jan Ribbeck, drejtor i Operacioneve Sea-Eye./Gazeta Sinjali/