Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1372 testime nga të cilat 112 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Në Tetovë është raportuar për një viktimë dhe një rast të ri me COVID-19.
Më tepër raste janë regjistruar në Shkup 46, Kumanovë 7, Prilep 2, Tetovë 1, Strugë-6, Veles-4, Manastir-7, Ohër-4, Gostivar-3, Strumicë-11, Radovish-3, Koçanë-4, Probishtip-1./ Gazeta Sinjali /