image 111 persona me koronavirus po trajtohen në Infektivë, 4 në gjendje kritike

Shëndetësi

111 persona me koronavirus po trajtohen në Infektivë, 4 në gjendje kritike

news image

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se 111 të infektuar me koronavirus po trajtohen në Klinikën Infektive, ndërsa 4 prej tyre janë në gjendje kritike.

Tutje, QKUK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se të martën janë liruar pesë persona nga Infektiva, të cilët janë në gjendje stabile dhe do të vetizolohen në shtëpi.

“Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 01/07/2020, gjinden të hospitalizuar 111 raste të sëmurë me Covid 19. Gjithsej 61 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste; 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, shkruhet në njoftim.

Gjithsej numri total i të prekurve me koronavirus në Kosovës ka shkuar në 2878, ndërsa numri i viktimave është 51. Të shëruar deri më tani janë 1577 persona. /Gazeta Sinjali/