image 11 vdekje dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Rajon

11 vdekje dhe mbi 800 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

news image

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë Veriore ka publikuar bilancin e fundit të koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 11 vdekje dhe 843 raste të reja me COVID-19, ndërsa janë shëruar 333 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 106 mijë e 110 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 3 mijë e 176 kanë vdekur, 94 mijë e 275 janë shëruar ndërsa numri i rasteve aktive është 8 mijë e 659./Gazeta Sinjali/