image 11 të infektuar me COVID-19 po luftojnë me jetë në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

11 të infektuar me COVID-19 po luftojnë me jetë në Spitalin e Pejës

news image

Gjendja me pandemi në Spitalin e Pejës po vazhdon të jetë e rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të fundit, në këtë spital janë duke u trajtuar 86 pacientë të prekur me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve, 61 prej tyre janë në oksigjenoterapi, tre në CPAP.

11 nga të infektuarit që po trajtohen në këtë spital janë në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit nga ky spital njoftojnë se janë shëruar nga COVID-19 8 pacientë./Gazeta Sinjali/