image 11-shet startuese: Liverpool - Leeds

Futboll

11-shet startuese: Liverpool – Leeds

news image

Liverpooli zhvillon sot (e mërkure) xhiron e mbetur të javës së 19-të, transmeton Sinjali Sport.

Të kuqtë presin në “Anfield Road”, skuadrën e Leedsit, në duelin e mbetur të Premierligës.

Skuadra e Klopp po kalon formën më të mirë në elitën e futbollit anglez, ku ka ecuri më të mirë edhe lideri, Manchester City që u mposhtë në xhiron e kaluar. Liverpooli nuk di për humbje në 13 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ku ka 11 fitore e vetëm dy barazime.

Reds gjenden në pozitën e dytë me 57 pikë, vetëm gjashtë larg Citizens, që kryesojnë, ku në rast fitores do bëjnë garën për titull të zjarrtë sikurse 4 sezonet e fundit.

Në anën tjetër mysafirët nga Leedsi, po kalojnë formë të dobët këtë stinor, për dallim prej atij të kaluar, pasi gjenden në pozitën e 15-të me 23 pikë, ku nuk dinë për fitore në pesë ndeshjet e fundit.

11-shet startuese janë publikuar:

/GazetaSinjaliSporti/