image 11 rastet e reja në Istog janë anëtarë të të njëjtës familje

Shëndetësi

11 rastet e reja në Istog janë anëtarë të të njëjtës familje

news image

Sonte në Kosovë janë konfirmuar 53 raste të reja me koronavirus, prej të cilëve 11 janë nga fshati Shushicë e Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Mujë Osmanaj konfirmoi se të 11 rastet janë nga e njëjta familje.

Sipas tij, ata janë raste kontakti me personin i cili rezultoi pozitiv me COVID-19, 3 ditë më parë.

“Po nga e njëjta familje. Raste kontakti me familjarin pozotiv para 3 ditësh”, tha Osmanaj./Gazeta Sinjali/