image 11 persona vdesin nga COVID-19 për 24 orë në Shqipëri, kjo është gjendja atje

Shqipëri

11 persona vdesin nga COVID-19 për 24 orë në Shqipëri, kjo është gjendja atje

news image

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1508 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 318 qytetarë me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Po ashtu, në këtë periudhë kohore janë shëruar 557 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 32,122 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID atje, po trajtohen 296 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ndërkaq, fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve, 11 qytetarë nuk e kanë fituar betejen me koronavirus.

/Gazeta Sinjali/