image 11 persona në gjendje të rëndë nga COVID-19 në Spitalin e Pejës

Shëndetësi

11 persona në gjendje të rëndë nga COVID-19 në Spitalin e Pejës

news image

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, po trajtohen persona të infektuar me COVID-19, 11 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Numri i përgjithshëm i personave të shtrirë në këtë spital si pasojë e infektimit me këtë virus është 69, nga ta, 47 janë në oksigjenoterapi.

Në 24 orët e fundit, gjashtë persona kanë arritur që ta mposhtin virusin dhe të shërohen.

Gjatë ditës së djeshme në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 217 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë̈, dhe nga këta 27 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

/Gazeta Sinjali/