Aktualisht, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 67 pacientë të prekur me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga numri i përgjithshëm i të hospitalizuarve, tre janë në respiratorë (CPAP), ndërsa 51 të tjerë janë në oksigjeno-terapi.
11 prej atyre që janë në okigjeno-terapi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve janë shëruar katër pacientë të cilët po trajtoheshin në këtë spital./Gazeta Sinjali/