Shqipëria sot feston pavarësimin e saj nga sundimi gjysmëshekullor i Perandorisë Osmane, shkruan Gazeta Sinjali.
Ismail Qemali për t’i dhënë vulën pavarësimit të shtetit shqiptar, ngriti flamurin kuq e zi në Vlorë më 28 nëntor të vitit 1912.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit.
Mirëpo, fatkeqësisht Qeveria e Vlorës qe jetëshkurtër, pasi pas një viti u detyrua të tërhiqet dhe t’ia lëshoj vendin një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.
Shqipëria u godit edhe në aspektin territorial, pasi ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 u pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i tkurrur kufijtë e Shqipërisë.
Pas shpalljes së Pavarësisë u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dalë nga Kuvendi i Vlorës, u ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.
Qeveria e atëhershme e Vlorës:
Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Dom Nikoll Kacërri, Zv.Kryeministër
Mufid Bej Libohova, Ministër për Punët e Brendshme
Abdi bej Toptani, Ministër për Financat
Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)
Petro Poga, Ministër për Drejtësinë
Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin
Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore
Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë
Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.