image 107-vjeçarja holandeze, pacienti më i vjetër që fitoi betejën me Covid-19

Botë

107-vjeçarja holandeze, pacienti më i vjetër që fitoi betejën me Covid-19

news image

Një grua 107-vjeçare holandeze është shëruar nga koronavirusi dhe duke u bërë kështu pacienti më i vjetër që ka fituar betejën me Covid-19.

Cornelia Ras u sëmur më 17 mars, një ditë pasi ajo mbushi 107-vjeç.

Ajo u infektua me virusin në një liturgji ku morën pjesë anëtarë të tjerë të shtëpisë së pleqve në të cilën ajo jeton.

Më pas, ajo dhe 40 të tjerë që morën pjesë në shërbim u testuan pozitiv me koronavirus.

Midis këtij grupi të infektuar, 12 vdiqën, por Cornelia ishte në gjendje të mposhte sëmundjen, njoftuan mjekët e saj.

Ata thanë që Kornelia nuk po merrte asnjë ilaç tani dhe ishte ende duke ecur.

Para Cornelia, pacienti më i vjetër që u kurua nga koronavirusi ishte një amerikan, 104-vjeç, si dhe një italian 101-vjeçar./GazetaSinjali/