image 106 persona kthehen sot nga Zvicra, vendosen në karantinë e 40 të tjerë lirohen nga Qendra Studentore - Sinjali

Pandemia/ 106 persona kthehen sot nga Zvicra, vendosen në karantinë e 40 të tjerë lirohen nga Qendra Studentore

news image

Sot në Kosovë kthehen 106 persona nga Zvicra, pas kthimit menjëherë do të vendosen në karantinë për 14 ditë.

Pas kësaj, nesër do të kthehen edhe 120 kosovarë të tjerë nga Turqia, të cilët poashtu do të vendosen në karantinë.

Nga ministria e Jashtme ditë më parë u bë e ditur se janë gjithsej 2 mijë e 400 kërkesa për t’u kthyer në Kosovë, ku 600 prej tyre janë raste urgjente.

Teksa, 40 nga qytetarët që po qëndronin në karantinë tash e dy javë, sot pritet të largohen nga Qendra Studentore  në Prishtinë./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: