image 102 persona nga Serbia po tentojnë të hyjnë në Kosovë, vetëm 10 prej tyre janë mjekë

Kosovë

Kufiri/ 102 persona nga Serbia po tentojnë të hyjnë në Kosovë, vetëm 10 prej tyre janë mjekë

news image

Ekipi prej 102 personash që janë paraqitur si staf mjekësor nga Serbia, kanë tentuar të hyjnë në Kosovë. 82 prej të cilëve kanë si destinacion Graçanicën.

Mësohet se vetëm dhjetë prejt tyre janë konfirmuar se janë mjekë. Ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës në kufij.

Qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka dhënë urdhër të mos lejohet hyrja e tyre derisa të mos pranohet një konfrimimi nga Ministria e Shëndetësisë, thotë Insajderi.

“Derisa të mos pranohet konfirmimi nga Ministria e Shëndetësisë të mos lejohet hyrja, por vetëm vazhdoni me verifikim të dokumentacionit. Na njoftoni për personat të cilët janë në PKK Merdare por që të dhënat nuk përputhen me listat e dërguara”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.