Si sot 100 vjet më parë Kongresi i Lushnjes nisi punimet deri më 31 janar të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.
Për nder të kësaj dite, më poshtë ju njohim me flamurin e Kongresit të Lushnjes, para dhe pas restaurimit. Foto është publikuar nga restauratori Frederik Stamati, i cili shkruan: E gëzofshim flamurin e Kongresit të Lushnjes!
Shqipëria nuk e ka flamurin e 28 nëntorit 1912. Por nëse Kongresi i Lushnjes konsiderohet si pavarësia e dytë e Shqipërisë, atëherë ne kemi flamurin e pavarësisë së dytë të Shqipërisë. Dhe ky është flamuri me i rendesishem qe ka Shqipëria. Ne foto, pas dhe përpara restaurimit. Kujdesi ndaj ruajtjes se tij do te jetë i vazhdueshëm. Te tjera masa me bazë shkencore do të ndërmerren në vazhdimësi”.